Lajmet e fundit

“Qeveria e Kosovës iu ka dhënë autorizim të pakufizuar policisë që ta përdorin forcën e pakufizuar ndaj qytetarëve”, ka thënë Haki Abazi, udhëheqësi i fondacionit “Rockfeller Brothers” dhe njohësi i çështjeve politike në vend.
Ai në Info Magazine të Klan Kosovës tha se “janë të frikshme deklaratat e ministrit Skender Hyseni se do t’i përdorin të gjitha mjetet kundër protestuesve”.
Abazi është i befasuar me neglizhencën për formimin e Gjykatës Speciale, kur , siç tha ai, me shumë urgjencë u votua ajo.
“Ne nuk duhet të harrojmë se çfarë po ndodh rrugëve të Kosovës, policia është në ndjekje të qytetarëve, Qeveria iu ka dhënë autorizim të pakufizuar policisë që ta përdorin forcën e pakufizuar ndaj qytetarëve”.
“Ku mbet urgjenca për ta formuar Gjykatën Speciale, Gjykata Speciale bën hapjen e të gjitha dosjeve gjatë luftës, pas luftës dhe në të gjitha proceset. Është e dëmshme që Kosova vetë nuk e ka formuar një gjykatë të tillë”, ka thënë Abazi.
Ai i pyetur se çfarë mendon për veprimin e sekretarit Organizativ të Lëvizjes Vetëvendosje, Dardan Molliqaj, kur ky i fundit e nxjerr nga vetuar një zyrtar të ministrisë së Bujqësisë, gjatë protestës së fundit të Opozitës, tha se nuk ka një koment, sepse nuk e di saktë se çfarë ka ndodhur.
“Nuk mund të komentoj deri në fund se çfarë ka ndodhur në rastin e zyrtarit, duke i marrë parasysh versionet e Dardanit dhe të tjerëve”.