Lajmet e fundit

Jeton Abazaj ka thënë që falja e borxheve është e drejtë ekskluzive e qeverisë dhe kuvendit dhe jo e komunave.
“Ministri [i Financave, Hekuran] Murati e di shumë mirë që komunat nuk kanë të drejtë ligjore të falin borxhe, kjo është e drejtë ekskluzive e qeverisë, edhe është e drejtë ekskluzive e kuvendit”, ka thënë Abazi në Info Magazine të Klan Kosovës.
“Ne kemi pasur në vitin 2015 kur ka pasë diçka një rast të tillë kur qeveria bashkë me kuvendin kanë falur borxhet, mirëpo kjo nuk është e drejtë ekskluzive e komunave edhe i takon qeverisë që të merr vendime të tilla.
Sa i përket përgjegjësinë për rritjen e tatimit në pronë, Abazi ka thënë që është hera e dytë që Murati tenton t’ia lë këtë përgjegjësi njëherë komunave e më pas kuvendit.
“Është hera e dytë që ministri Murati tenton ta hedhë fajin. Para dy ditësh tha që është kompetencë komunale, sot doli me deklaratë tjetër që është problem edhe ligj i miratuar në qeverinë Mustafa. Ministri Murati është i paqartë dhe ky ka qenë reagim i ministrit Murati që për dy ditë i ka ndërruar dy palë qëndrime të tij”.