Lajmet e fundit

Aaron Carter kohën e fundit ka folur për seksualitetin e tij dhe tani ka zbuluar se ai e dinte se ishte biseksual që kur ishte 12 vjeç.
29-vjeçari shkroi një letër gjatë fundjavës pasi ai dhe e dashura e tij Madison Parker u ndanë, transmeton Klan Kosova.
“Të jem i sinqertë, unë kam menduar për këtë që shumë vite”, tha Aaron. “Sapo u ndjeva që duhej ta bëja. Është diçka që u ndjeva sikur është e rëndësishme dhe më duhet ta them”.
Aaroni i tha The Bert Show se ai dhe Madison u ndanë pasi ai i tha asaj se ishte biseksual. “E kisha diskutuar atë me ish të dashurën time, dhe ajo nuk e kuptonte të vërtetën. Dhe kjo ishte ajo!”.
Aaron ndër të tjerash tha se aktualisht është i vetëm.
“Dhe nëse kam zgjedhur të jem me një grua apo me një burrë, është vendimi im”, shtoi ai.
“Unë gjej burra dhe gra tërheqëse, dhe kjo nuk do të ndryshojë kurrë”.