Lajmet e fundit

Aaron Carter i ka thënë publikut se ai beson se ish e dashura e tij Madison Parker u nda me të pasi ai i tregoi se ishte biseksual, e tani Madison ka për të thënë diçka, transmeton Klan Kosova.
“E kisha diskutuar me ish-të dashurën time, dhe ajo nuk e kuptonte të vërtetën, dhe ajo nuk donte më. Pra, u ndamë”, tha Aaroni më parë disa javë pas ndarjes.
“Ndarja ime me Aaronin nuk ka të bëjë fare me atë që ai është biseksual. Ndarja jonë erdhi pas një kohe të keqe dhe kjo është gjëja më e mirë për të dy. Disa nga miqtë e mi të ngushtë janë nga komuniteti LGBTQ, njerëz që unë i dua dhe i mbështes me gjithë zemër”, tha Madison për E! News.
“Unë kam qenë me të vërtetë përkrahëse e Aaronit dhe karrierës së tij dhe jam e lumtur që ai ka guxim të jetojë me të vërtetën e tij. Ndarja nuk është e lehtë për askënd, por shpresoj që mund të lëvizim nga kjo pikë sa më paqësisht dhe me respekt. I uroj gjithë të mirat”, përfundoi ajo.