01.11.2015 · përditësuar para 3926 dite1 min lexim
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës i është kundërpërgjigjur kryetarit të Kuvendit Kadri Veseli, i cili me anë të një letre publike ka ftuar partitë opozitare të marrin pjesë në seancën e nesërme për ratifikimin e MSA-së, njofton Klan Kosova.
AAK-ja në një komunikatë për media thonë se nuk janë të bindur në sinqeritetin e Veselit, pasi dje i njëjti, sipas tyre, nuk deshi t’i lë të hynë dje në Parlament.
“Veseli ka mbyllur dyert e Kuvendit të Kosovës për deputetët hiq më larg se dje. Ka futur më shumë policë në seancë se që ka pasur deputetë dhe ka organizuar të ashtuquajturën seancë në bufe, duke mos i ftuar fare deputetët e opozitës”.
“Kadri Veseli po i cilëson 203 mijë nënshkrime të qytetarëve si jovalide. Pra, ai vullnetin e 203 mijë njerëzve e shesh si jovalid. Kadri Veseli asnjë fjalë s'po guxon ta thotë rreth Asociacionit dhe Demarkacionit. Bash asnjë fjalë të vetme. As pro dhe as kundër”.
“Sikurse këto të mos ndodhnin fare në Kosovë! Dje i ka mbyllur dyert e Kuvendit për deputetët dhe sot po bën gjoja thirrje për pjesëmarrje në seancë. Kuvendi është institucion i popullit, jo personal i dikujt”, thuhet në reagimin e AAk-së.
Partia opozitare thonë se seacnën nuk po e bllokojnë vetëm për heritë të popullit të Kosovës, duke shtuar se “Veseli ka tentuar dje t'ia mbyllë derën deputetëve për në Kuvend dhe vullnetit të 203 mijë qytetarëve në Peticion. Por, normalisht, nuk ka arritur. Dhe, s'do arrijë kurrë”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.