Lajmet e fundit

Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka thënë për Klan Kosovën se subjekti politik që ai i takon nuk do të marr pjesë në takimin që do ta thërret kryeministri Isa Mustafa rreth çështjes së marrëveshjes së Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi.
Sipas tij, AAK do të merrte pjesë vetëm nëse bie poshtë versioni aktual i kësaj marrëveshjeje.
"Do të merrnin pjesë në një takim ku do të flitej për kufirin por nga pika zero, ndërkaq jo për versionin aktual të marrëveshjes", ka shtuar ai.
Këto komente të Lekajt erdhën pasiqë shefi i Qeverisë tha sot se do të takojë liderët opozitarë për të diskutuar për kufirin me Malin e Zi, njofton Klan Kosova.