Lajmet e fundit

Grupi Parlamentar i AAK-së iu ka bërë thirrje kolegëve deputetë të Kuvendit të Kosovës që të kundërshtojnë në çfarëdo forme ratifikimin e marrëveshjes së Demarkacionit
"Të nderuar kolegë deputetë, ju lutem që t'i rezistoni çfarëdo presioni që mundet t'ju vjen për ratifikimin e Demarkacionit".
"Populli i Kosovës ju ka dhënë besimin për ta mbrojtur sovranitetin dhe integritetin e Republikës, andaj me të drejtë ju jeni zëri i tyre, prandaj mos e sakatoni Kosovën për të ruajtur një Komision Qeveritar që po e tkurr territorin e vendit. Nuk ruhen raportet me askënd duke e dëmtuar veten".
"Kosova ka dhe do të ketë raporte të mira me fqinjët e saj, por në asnjë variant kjo nuk don të thotë që duhet të jepet territor për fqinjësi të mirë.Ne, nuk po pretendojmë në territoret e humbura para 103 vjetësh, por të ruajm këtë territor që e kemi" thuhet në një kumtesë për media të këtij grupi, transmeton Klan Kosova.