Lajmet e fundit

Departamenti i Punës dhe Mirëqenies Sociale në AAK ka thënë se në Kosovë është situatë jo e mirë e sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ata kanë thënë se kjo është neglizhencë e Ministrisë e cila sipas tyre nuk ka përfunduar as punën legjislacionit në tërësi.
“Apelojmë që Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale sa më shpejt të përfundoj plotësimin e direktivave dhe harmonizimin e ligjit me standardet e BE –së”, thuhet në njoftimin e AAK-së, njofton Klan Kosova.
Këto komente kanë ardhur në ditën botërore të sigurisë dhe shëndetit në punë.
Ndërsa, në Kosovë gjatë vitit të kaluar 9 punëtorë kanë humbur jetën dhe 45 të tjerë janë lënduar në vendin e punës.
Dita Botërore për sigurinë dhe shëndetin në punë është një pjesë integrale e Strategjisë Globale mbi Sigurinë dhe Shëndetin në Punë e drejtuar nga ILO, e cila promovon krijimin e një sigurie globale parandaluese dhe të një kulture shëndetësore me përfshirjen e të gjithë aktorëve.