Lajmet e fundit

Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural i AAK-së ka vlerësuar se sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve, është duke u përhapur në të gjitha zonat e vendit dhe po merr përmasat e një epidemie.
"Ky trend tragjik, nëse nuk parandalohet, mund ta dëmtojë seriozisht fondin e gjedheve, këtë kategori shumë të rëndësishme të kafshëve shtëpiake, nga të cilat sigurojmë qumështin, mishin dhe shumë produkte të tyre".
AAK konstaton se përhapja e kësaj sëmundjeje tek gjedhet, është alarmuese për fermerët vendor, të cilët ekzistencën e tyre e sigurojnë nga kultivimi i gjedheve në fermat e tyre.
"Ekspertët e Departamentit për Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural të AAK-së, kanë vizituar mbi 160 ferma, me ç’rast kanë konstatuar se mbi 2600 krerë gjedhe janë të prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve, prej të cilave mbi 300 krerë gjedhe janë me shenja klinike të qarta dhe 50 gjedhe janë të ngordhura"
" Për këtë kërkojmë nga Qeveria e Kosovës që brenda një periudhe sa më të shkurtër kohore, të sigurohen vaksinat përkatëse për të parandaluar këtë sëmundje. Nëse sëmundja nuk mjekohet me vaksina, atëherë ngordhja e kafshëve është e pashmangshme".
"Qeveria e Kosovës, duhet t’a angazhojë Agjencinë e Ushqimit dhe Veterinës që të realizojë vaksionimin masiv për gjedhet e të gjitha zonave të vendit, sepse 25 mijë dozat e vaksinave të para të cilat ishin siguruar nga Komisioni Evropian, u shpërndan për gjedhet në Komunën e Kamenicës, e cila u identifikua si zona e parë, ku shpërtheu kjo sëmundje.
Ekspertët e Departamentit pë Bujqësi Pylltari dhe Zhvillim Rural të partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj njëherit kanë ftuar ikasterët shtetëror që sa më parë të identifikojnë numrin e kafshëve të prekura nga sëmundja gungore e lëkurës së gjedheve.