Lajmet e fundit

Në Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës, kanë aderuar 52 gra, të profileve e të profesioneve të ndryshme dhe nga të gjitha pjesët e Kosovës.
AAK përmes një njoftimi ka bërë të ditur se shumë prej tyre janë me shkollim superior, dhe deri me sot të paangazhuara politikisht.
Në pritjen që iu është organizuar në Selinë Qendrore të AAK-së në Prishtinë, lideri i kësaj partie, Ramush Haradinaj, ka thënë se forcimi i AAK-së me anëtarë të rinj, është një tregues i vlerësimit të opozitarizmit që po bën kjo parti, si dhe politikave të qarta në interes të qytetarit, pavarësisht bindjeve politike, transmeton Klan Kosova.
Ndërsa ato që sapo kanë aderuar në AAK, shumë nga to janë bërë pjesë e këtij subjekti politik, thanë se AAK po shndërrohet në një adresë serioze politike në vend dhe konsistenca e saj në mbrojtjën e çështjeve që janë të drejta, kanë ndikuar që ato të përcaktohen për këtë platformë politike.