Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga kryeministri serb Aleksandar Vuçiq që t'i hetojë 110 zyrtarët serbë të cilët siç thonë në këtë parti" që i asgjësuan dëshmitë për krime lufte në Kosovë, e të mos merret me AAK-në e me Kosovën, sepse shpija ka zot"
"Qyfyret e Kryeministrit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, nuk kanë të ndalur. Le që ai dhe Qeveria e tij, sajojnë e trillojnë akuza kundër figurave qëndrore politike në Kosovë, në kohën kur i bëjnë 100 marifete për të asgjësuar dëshmitë e krimeve të politikanëve serbë kundër shqiptarëve, por i japin të drejt vetës që të bëjnë shpifjet më ordinere për Kosovën dhe për AAK-në, si parti politike"
"Ia kujtojmë Kryeministrit të Serbisë se AAK-ja është parti politike e regjistruar në Kosovë e jo në Serbi dhe nëse ajo është parti nacionaliste apo jo, e vlerëson elektorati i Kosovës dhe jo ai e njerëzit e tij. Kosova poashtu është shtet i pavarur dhe nuk e ka ndërmend ta pyes Aleksandër Vuçiqin, se kur dhe si do ta pres kryeministrin e një shteti sovran, siç është edhe kryeministri shqiptar, Edi Rama", thuhet në një kumtesë të kësaj partie, transmeton Klan Kosova.