Lajmet e fundit

Kreu i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka bërë të ditur se sot në mbledhjen e Këshillit të Përgjithshëm të AAK-së, siç tha ai, me votë unanime janë miratuar pesë kandidaturat e fundit për kryetarë komunash.
Ai u shpreh se me këtë rast është përmbyllut me sukses cikli i nominimeve të AAK-së për zgjedhjet lokale të tetorit 2025.
Kandidaturat e reja të miratuara janë:
“AAK hyn në këto zgjedhje e bashkuar, me energji të re dhe me besim të plotë në përkrahjen qytetare. Vota për Aleancën është votë për zhvillim, për punë konkrete dhe për një mënyrë të drejtë e të përgjegjshme të qeverisjes,” ka shkruar tutje Haradinaj./Klankosova.tv