23.02.2016 · përditësuar para 3812 dite1 min lexim
Opozita e Bashkuar prej sot ka filluar një etapë të re të kundërshtimit të qeverisjes së keqe në vend, shkruan Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, njofton Klan Kosova.
“Protestat do të jenë ‘ditë e natë’ deri në dorëheqjen e kësaj Qeverie”.
“Përmes tyre do të shprehet kundërshtimi i plotë politik e qytetar. Këto protesta do të jenë paqësore dhe mesazhi më i fuqishëm për largimin e kësaj Qeverie antikushtetuese, është masoviteti dhe qëndrueshmëria, e cila do të rritet përditë dhe nga të gjitha anët e Kosovës”.
“Nga sot Kosova po zgjohet. Ftojmë të gjithë qytetarët, pa dallime politike, etnike, religjioze dhe kulturore, që t’i bashkohen zërit kundër kësaj Qeverie”, shkruan në njoftimin e AAK-së.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.