Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një kumtese për media ka thënë se Policia e Kosovës, ka filluar t’i ndalojë qytetarët që janë nisur për protestë pa asnjë arsye.
"Ata kanë ndaluar kolonën me makina e autobusë në udhëkryqin e Klinës, gjoja për të legjitimuar qytetarët"
"I bëjmë thirrje policisë së Kosovës që të mos ndërhyjë me arsyetime banale, dhe të lejojë qytetarët që të qarkullojnë të lirë dhe të mbërrijnë në protestë, sepse kjo është e drejtë e garantuar me ligj, dhe policia nuk mund ta shkelë atë".
"Është moment i ndjeshëm dhe policia duhet t’i kontribuojë mbarëvajtjes së protestës" , thuhet në komunikatën e AAK-së, transmeton Klan Kosova.