Lajmet e fundit

Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë ka vlerësuar se shpifjet e bëra nga kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxheri po bëhen edhe për të mbuluar defektet që ka qeverisja lokale dhe rënia e besimit tek qytetarët e kanë shqetësuar dhe detyruar të përdorë këto metoda.
Siç thonë në një kumtesë për media të këtij subjekti politik, kyetari i Pejës në stilin e tij të njohur të shpifjeve tentoi të njëllos AAK-në, liderinë Ramush Haradinaj por edhe luftëtaret e UÇK-së.
"Nëse ndalemi se pse po Iibënë këtë e shohim se ky shpifës ka marrë porosi nga nivelet qeveritare që përmes shpifjeve të tentojnë të minimizojnë dëmin që i kanë bërë vendit me marrëveshjet për Asosacion e Demarkacion. " ka potencuar AAK.
Sipas degës së AAK-së në këtë qytet "Peja nuk e meriton një Kryetar të tillë shpifës, papunëtorë e mashtrues".
"Qytetarët e Pejës gjitnjë janë treguar dhe do të tregohen mirënjohës dhe krenar për luftëtarët e saj dhe Komandantit Ramush Haradinaj. Jo 20 vjet por kurr nuk do të vije koha e largimit të tyre ngase ata janë vetë vlera e kombit. Faqet e zeza që Kryetari I Komunës po mundohet të ja vesh të tjerëve në fund do ti mbajë për vete" thuhet në kumtesën e degës së AAK-së në Pejë,transmeton Klan Kosova.
.