Lajmet e fundit

Aleanca për ardhmërinë e Kosovës, ka paralajmëruar se do të zhvillojë një takim, ku përfundimisht do të marrë vendim për kundërshtimin e keqqeverisjes që po e degradon Kosovën.
Në këtë takim thuhet në një komunikatë të AAK-së drejtuar mediave, do të përpunohet edhe strategjia e bashkëpunimit me subjekte të tjera politike si dhe përfaqësuesit e shoqërisë civile, që vendosin të jenë pjesë e bllokut të përbashkët kundër degradimit të shtetit.