Lajmet e fundit

Bashkimi opozitar AAK-Nisma kanë lidhur marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore.
"Të vetëdijshëm për gjendjen e rënduar në vend, si në aspektin ekonomik e social, po ashtu edhe në rrafshin nacional e në pozitën ndërkombëtare të Kosovës, si dhe rrezikun potencial të zhdukjes së gjithë asaj që është arritur deri më sot në ndërtimin e shtetit të Kosovës, bashkimi opozitar AAK-Nisma, lidhë marrëveshje koalicioni me Listën Konservatore", thuhet në komunikatën e AAK-së.
Sipas kësaj komunikate, koalicioni bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë e për përshpejtimin e proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO, përcjell Klankosova.tv.
“Koalicioni, bëhet me qëllim të dhënies fund politikës së degradimit të shtetit e të shoqërisë, të vlerave morale e njerëzore, rrezikimit të njeriut dhe familjes, si dhe të përshpejtimit të proceseve integruese të Kosovës në BE dhe në NATO”.
Pajtimi për të qenë të ndryshëm, por me një qëllim e synim të përbashkët, mbrojtjen e vlerave të traditës, zhvillimin e mirëqenien e shtetit, individit e familjes, janë parimet e kryesore mbi të cilat bashkimi opozitar i Aleancës me Nismën lidhin këtë marrëveshje Koalicioni me Listën e Konservatore: