Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës përmes një njoftimi për media ka thënë se kryeministri i vendit, sot do të duhej ta kishte shkarkuar Komisionin Shtetëror për Demarkacion, dhe të kishte urdhëruar fillimin e hetimeve ndaj tij.
"Refleksioni normal i këtij pushteti, do të duhej të ishte të paktën deklarimi verbal se Marrëveshja për Asociacionin do të rinegociohet dhe se Qeveria i ndërpret bisdimet me Serbinë, në formën siç janë zhvilluar deri tani dhe të shkarkoi përsonat përgjegjës për dështimin e Kosovës në Unesco".
"Përpjekja për t’u sjellur sikur nuk ka ndodhur asgjë dhe loja me nerva dhe skenarët e Hashim Thaçit e të Isa Mustafës që ta detyrojnë opozitën, që me çdo kusht të përdorë mjete të dhunshme për të penguar seancat e parlamentit, në kohën kur nuk ka kushte për një jetë normale parlamentare, janë papërgjegjësi vetëm e tyre'.
AAK i ka bërë thirrje kryeministrit Isa Mustafa dhe zëvëndësit të tij Hashim Thaçit, që të marrin vendime që si thonë në këtë parti "çojnë vendin në normalitet dhe të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në eskalimin e situatës" thuhet mes tjerash në njoftim.
Ky subjekt politik njëherit iu ka bërë thirrje qytetarëve dhe simpatizantëve të saj, që këto marrëveshje t’i kundërshotojnë me qytetari dhe të mos e pranojnë logjikën e kundërshtimit të dhunshëm e cila mund t’iu imponohet edhe nga provokime të orkestruara ose edhe nga të infiltruar të mundshëm.
"Opozita nuk e ka ndërmend të bëj kompromis me asnjë marrëveshje që cënon integritetin territorial dhe rendin kushtetues të Kosovës" përfundon kumtesa e AAK-së, transmeton Klan Kosova.