Lajmet e fundit

AAK ka vlerësuar se arrestimi i deputetëve, Donika Kadaj, Pal Lekaj, Besa Baftiu si dhë tërheqja zvarrë e deputetëve të tjerë opozitarë nga salla e Kuvendit, janë veprime të një shteti policor.
"Ne si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës, jemi të tmerruar me skenat e sotme në Kuvendin e Kosovës dhe me gatishmërinë e krerëve të pushtetit, që të shkatërrojnë gjithçka për të mbrojtur pozitat e tyre. "
"Pas ofendimit të një populli të tërë ditën në protestën e 17 shkurtit, ky pushtet sot i është vërsulur deputetëve të opozitës, bash si të ishte një pushtet diktatorial".
"Ky pushtet është vonuar në adresimin e kërkesave të vazhdueshme të opozitës dhe gjithmonë i ka dalë keq. Ai po vonohet edhe në adresimin e kërkesës së panegociueshme për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme, si rrugë e vetme për ta nxjerrur vendin nga kriza".
Sipas AAK-së, ky pushtet e ka tepruar dhe duhet të heqë dorë nga të gjitha përgjegjësitë që po i mban.
"Populli i Kosovës e as deputetët e tij, nuk nënshtrohen as me kërcënime e as me dhunë policore. Prandaj përgjegjësit kryesor për çfarëdo eskalimi të mundshëm të situatës, janë ata që sot po luajn me nervat e me ndjenjat e popullit dhe të opozitës" thuhet në një kumtesë për media të kësaj partie, transmeton Klan Kosova.