Lajmet e fundit

Këshilli Drejtues i AAK-së, sot ka mbajtur mbledhje të jashtëzakonshme dhe njëzëri ka vendosur ta mobiliozojë anëtarësinë simpatizantët si dhe qytetarët për një protestë vendimtare kundër kryeministrit dhe Qeverisë.
Organi më i lartë i partisë që drejtohet nga Ramush Haradinaj ka vlerësuar se marrëveshjet politike të nënshkruara nga kryeministri Isa Mustafa, e shndërrojnë Kosovën në shtet jo-funksional, prandaj është e domosdoshme që ato të mos zbatohen.
"Këshilli Drejtues i AAK-së, e ka autorizuar Lidershipin të Partisë, që t’i koordinojnë veprimet kundërshtuese edhe me partitë tjera opozitare, me shoqërinë civile, qytetarët dhe të gjithë ata që besojnë se këto marrëveshje janë në kundërshtim me interesat e Kosovës" thuhet në njoftim për media.
Poashtu në këtë mbledhje është vendosur që nëse në ndërkohë Kryeministri dhe Qeveria, pezullojnë marrëveshjet, AAK dhe Grupi Parlamentar i saj, t’i rikthehen normalitetit të jetës institucionale.