Lajmet e fundit

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj ka thënë se “28 Nëntori-Dita e Flamurit, është një ditë që na bashkon”.
“Në këtë ditë, i kujtojmë gjithë ata dëshmorë e heronj, që në kohë dhe shtrirje të ndryshme, që nga Skenderbeu e deri te lufta e lavdishme e UÇK-së, sakrifikuan për lirinë e përbashkët. Shqiptarët dhe Kosova, tashmë i kanë dy data të shënuara të historisë së tyre; 28 Nëntorin dhe 17 Shkurtin”, ka shkruar Haradinaj në llogarinë e tij në Facebook, transmeton Klan Kosova.
Haradinaj ka thënë se Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, në kalendarin e festave të rëndësishme i ka edhe këto dy data.
“Ajo këtë të diel, në vigjilje të 28 Nëntorit, do të organizojë pritje për shoqatat e dala nga lufta, familjarët e dëshmorëve, invalidët dhe veteranët e UÇK-së! 28 Nëntori është Dita që na bashkon!”, ka përfunduar ai.