Lajmet e fundit

Aktivistë të AAK-së mbrëmë kanë ndërmarrë një aktivitet simbolik, me të cilin e kanë kundërshtuar inaugurimin e sotëm të Hashim Thaçit president.
Sipas një kumtese për media të AAK-së, ata kanë vendosur disa posterë, në vende publike në të gjitha qytetet e Kosovës, me këto përmbajtje: "Hashim Thaçi, arkitekt i kapjes së shtetit, tash President,Hashim Thaçi, imazhi i krimit dhe korrupsionit, President- A durohet kjo, Hashim Thaçi, i lujati gurët e kufinit, presidentët ndërrohen e kufini jo", transmeton Klan Kosova
AAK ka kundërshtuar votimin e Thaçit President, duke e konsideruar atë faktor përçarës dhe largë përsonit që do të mund të identifikohej me një president të unitetit.