Lajmet e fundit

Një delegacion i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës i përbërë nga deputetë, kryetarë komunash e struktura të tjera, bënë homazhe në 21-vjetorin e Masakrës së Reçakut.
Ata thanë se Masakra e Reçakut është dëshmia e krimit gjenocidial në Kosovë, që shënoi momentin vendimtar të kthesës në luftën dhe përpjekjet për liri dhe pavarësi, njofton Klan Kosova.
"Ky akt çnjerëzor tronditi ndjenjat e botës demokratike dhe mobilizoi Perëndimin, që me forcë ta ndalte shfarosjen e një populli. Me respektin më të thellë, përjetë do t’i kujtojmë të gjithë martirët, dëshmorët dhe heronjtë, që me flijimin e tyre u bënë gurthemel i lirisë sonë".