Lajmet e fundit

Asambleistët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, kanë lëshuar mbledhjen e Kuvendit Komunal të Prishtinës si një formë proteste kundër ndaljes së kryetarit të partisë se tyre, Ramush Haradinaj në Slloveni.
Asambleisti i kësaj partie Imer Rusinovci kërkoi nga institucionet qendrore që të bëjnë diçka sa më shpejt që Haradinaj të kthehet në Kosovë.
Përgjegjësi kërkuan ndaj institucioneve edhe grupi i asambleistëve të LDK-së dhe nënkryetari i komunës, bashkë me asambleistët e Vetëvendosjes, njofton Klan Kosova.