22.10.2017 · përditësuar para 3206 dite1 min lexim
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, janë ankuar se Lidhja Demokratike e Kosovës e ka penguar procesin zgjedhor në Shirokë të Suharekës.
Më poshtë reagimi i plotë i AAK-së:Shprehim shqetësimin tonë si subjekt politik, lidhur me tentimin e subjektit politik LDK-se për të manipuluar dhe penguar procesin e votimit, përkatësisht në qendrën e votimit 2432A/01R në Shirokë.Ne atë mënyrë që duke tentuar të nxjerr fletëvotimin nga vendvotimi ne ora 09:32, kandidati për asamble nga radhët e LDK-se Bashkim Ndrecaj. Që për qëllim kishin nxjerrjen dhe pastaj manipulimin me vota.Lusim organet kompetente të mirren me rastin dhe te sigurojnë një proces demokratik dhe qytetar.Rasti është proceduar në organet kompetente dhe presim reflektimin e këtyre te fundit.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.