“Kush është opozitar dhe kush është i vetëdijshëm për këtë keqqeverisje, bashkohet me 14 maj”, thuhet në një komunikatë të gjatë të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, dërguar mediave, njofton Klan Kosova.
“Ose ata që nuk bashkohen e që bëjnë propagandë kundër këtij bashkimi, le të bëhen gati të na tregojnë se për hesap të kujt po punojnë”, vazhdon komunikata.
“Kosova është vend i vogël dhe retorika politike, kurrë nuk do të jetë e mjaftueshme për të dëshmuar as vullnetin e as vendosmërinë politike. Këtu kërkohet veprim konkret, dhe ne besojmë akoma se vullneti i të gjithë neve për veprim konkret nuk do të mungojë”.
“Kosova po rrezikohet nga brenda e nga jashtë, bashkimi i kundërshtarëve të kësaj qeverie është i domosdoshëm, qenka thënë sot në një komunikatë nga Këshilli i Përgjithshëm i VV-së”.
“Pikërisht ky qëndrim ka kohë që është manifestuar dhe mbrojtur fuqishëm nga AAK dhe vazhdon të mbetet kursi i veprimit politik të AAK-së”.
Në këtë komunikatë të AAK-së thuhet edhe se mënyra për rrëzimin e Qeverisë është kundërshtimi qytetar dhe jo revolucioni.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.