Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka shënuar të dielën 21 vjetorin e themelimit të saj.
Aktiviteti për shënimin e kësaj dite ishte menduar të bëhet me 21 aktivistë si simbolikë për ditëlindjen e sivjetme.
Para tyre, lideri i kësaj partie Ramush Haradinaj tha se Aleanca mban vulën e proceseve të angazhimit për shtet-ndërtim të Kosovës.
Ai u krenua me punët e mira që sipas tij, i ka bërë sa ishte shef qeverie ndërsa nuk la pa përmendur edhe taksën 100 për qind të vendosur ndaj Serbisë.
AAK-ja u themelua më 2 maj të vitit 2000.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.