Lajmet e fundit

Departamenti Politik i Mbrojtjes dhe Sigurisë nga AAK, është shprehur i shqetësuar pas deklaratave kërcënuese e zyrtarëve të lartë nga Serbia.
Sipas DPMS të AAK-së veprat dhe sjelljet e Serbisë në raport me Kosovën, kanë konotacion politik dhe janë vazhdimësi e ish-pushtetit të diktatorit Millosheviq, njofton Klan Kosova.
Departamenti për Politika të Mbrojtjës dhe të Sigurisë duke vlerësuar situatën e sigurisë në vend, edhe pse autoritetet e sigurisë të Republikës së Kosovës, thotë se po anashkalohet fakti se situata aktuale është produkt i dialogut destruktiv, kundër interesave të shtetit.
Veprimet e tilla nga DPMS e AAK-së, po cilësohen provokime të hapura ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial, ndërsa rritja e numrit të ushtarëve serb në brezin kufitar me Republikën e Kosovë paraqet kërcënim direkt për mjedisin e sigurisë në Kosovës dhe rajon.
DPMS i AAK-së i mirëpret të gjitha angazhimet shtetërore dhe ndërkombëtare, me theks të veçantë NATO-n, për gadishmërinë e ofruar përball çdo situate në ruajtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.
''Nevoja që Kosova të bëhet me ushtri është tepër urgjente, gjetja e një opcioni formal, do të nënkuptonte zgjërimin e misionit të FSK-së deri në krijimin e kushteve për transformim të plotë'', thuhet në komunikatën e plotë të dërguar, njofton Klan Kosova.