Lajmet e fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) përmes një komunikate për medie ka reaguar ndaj ndalimit të Muhamet Kelmendit ,që është anëtari i kryesisë së kësaj partie.

Në reagimin e AAK-së thuhet janë të befasuar për ndalimin e Muhamet Kelmendit nga policia e Kosovës sot në Mitrovcë.
“Profesor Muhamet Kelmendi u ndalua befas, me pretekst krejt të pakuptimtë për veprimtarinë e tij, derisa po udhëtonte në Boletin, në ceremoninë e rivarrimit të eshtrave të Heroit të Kombit Isa Boletini.AAK konsideron se profesori i respektuar, Muhamet Kelmendi, ansjëherë dhe në asnjë rrethanë nuk do të përfshihej në vepra, me pretekstin e të cilave është ndaluar sot nga Policia e Kosovës.Profesor Muhamet Kelmendi është anëtar shumëvjeçar i Aleancës, veprimtar i hershëm në të gjitha proceset për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës, kurse pas çlirimit ishte deputet dhe pjesëmarrës i hartimit të shumë akteve ligjore e kushtetuese në shtetndërtimin e vendit.” thuhet në komunikatën për media të AAK-së,transmeton Klan Kosova.