Lajmet e fundit

Pa vezë e pa ndonjë aksion që për cak ka ndonjërin prej liderëve kosovarë, të rinjtë e Aleancës së për Ardhmërinë e Kosovës përmes një aktiviteti të mbajtur në sheshin Zahir Pajaziti promovuan vlerat e të rinjve.
Sipas tyre moshat e reja kanë nevojë për më shumë përkrahje për të shprehur kreativitetin e tyre, njofton Klan Kosova.
Diellza Hoti, kryetare e te rinjve të AAK-së tha se ky organizim në të cilin u shfaq puna e nxënësve të shkollave të ndryshme të Prishtinës nuk do të jetë i vetmi dhe se përmes tyre po mundohen që të sensibilizojnë të gjithë për nevojën që kanë këta të rinj për të treguar aftësitë e tyre në fusha të ndryshme.