Lajmet e fundit

Opozita e Bashkuar kishte paralajmëruar se do të mbajë një konferencë për media me fillim nga ora 14:00, por një gjë e tillë nuk ka ndodhur.
Frashër Krasniqi, zëdhënës i Lëvizjes Vetëvendosej ka thënë për Klan Kosovën se konferenca e përbashkët është anuluar dhe mund të mbahet më vonë, porse ende nuk është vendosur ora e saktë.
Kurse Muharrem Nitaj, anëtar i kryesisë së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës ka thënë se konferenca do të mbahet, veçse me një gjysmë ore vonës.
“Konfernca do të bahet në orën 14:30”, ka thënë Nitaj në një prononcim të shkurtër për Klan Kosovën.
Nga ana tjetër, NISMA nuk ka dhënë ndonjë përgjigje, nëse do të ketë konferencë apo jo. /klankosova.tv