Lajmet e fundit

AAK-ja sot mbajti një konferencë të organizuar nga Departamenti i Shëndetësisë së AAK-së, mbi sektorin e shëndetësisë në vend.
Konferencën e hapi kryesuesi i Departamentit të Shëndetësisë, Talat Gjinolli, njofton Klan Kosova.
I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe lideri i AAK-së, Ramush Haradinaj i cili shprehi falenderim për mjekët e aftë që ka Kosova.
Në konferencë u diskutua për strategjitë për mbrojtjen e shëndetësisë së qytetarëve, gjendjen aktuale si dhe problemet që ka shëndetësia sot.
Gjinolli është shprehur se Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, nuk ka zgjidhje për problemet që ka shëndetësia.
Aty gjithashtu u diskutua edhe për buxhetin e qeverisë, dhe si qeveria për shëndetësi këtë vit ka ndarë më pak buxhet se viteve të kaluara.