22.07.2019 · përditësuar para 2567 dite1 min lexim
Dega e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Deçan nëpërmjet një videoje ia ka kujtuar liderit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtit, veprimet e tij kundër liderit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafës.
Videoja që kjo degë e ka postuar në llogarinë e saj të Facebook-ut është titulluar “Kauza e Albin Kurtit për pushtet”, transmeton Klan Kosova.
Në këtë video janë paraqitur deklaratat e Kurtit kundër Mustafës. Gjuajtjet me vezë ndaj tij në seancat e Kuvendit të Kosovës si dhe protestat e organizuara për rrëzimin e qeverisë gjatë kohës së Mustafës.
Më poshtë mund ta ndiqni videon e plotë:
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.