Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj një postimi të kryeministrit Isa Mustafa në Facebook i cili tha se "çfarë deklaron Gjuriqi, është nivel i Pal Lekajt dhe se të dy ata shërbehen me gjuhë rrugaçësh".
"Eshte e tmerrshme kur Kryeministri i vendit, një opozitar e quan rrugaç, një tjetër bisht kali, një të tretë gomar, vrasës apo edhe me keq...ndersa për gratë flet si me pas qenë hyrijat e haremeve".
"Ështe më shumë se matrapazllëk kur një deputete, në shkëmbim të votës, merr terminal doganor, një tjeter bëhët ambasadore, një i tretë zvkryeministër, e kështu në të gjitha hallkat e pushtetit mbi te cilin kanë vënë dorë dy njerez me gjithë segmentë e tyre", thuhet në një reagim të AAK-së.
"Këto janë gabime të rënda që nuk shlyhen me fjalë, sado të zotët të jenë „oborrtarët“ e LDK-së e të pushtetit.Gjuha ofenduese e Isa Mustafës dhe e LDK-së, kundër Pal Lekajt dhe opozitarëve të tjerë, nuk mund të shndërrohet në mburojë të dështimeve të Isa Mustafës e as të LDK-së", theksohet më tej në reagim, transmeton Klan Kosova.