Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka kërkuar nga Qeveria e Kosovës finalizimin dhe publikimin e menjëhershëm të listave përfundimtare të veteranëve të luftës.
Përmes një kumtese për media, AAK thotë se ky proces edhe ashtu është stërgjatur, tërësisht pa nevojë, dhe çdo vonesë është e pakuptueshme dhe e patolerueshme.
"E konsiderojmë të rëndësishme të potencojmë se Komisioni për Ankesa të ketë kryer punën si duhet dhe në lista duhet të jenë të përfshirë të gjithë ata që ishin pjesë e luftës, pa asnjë diskriminim' thonë më tej në partinë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj, transmeton Klan Kosova.