Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, dega në Pejë, ka reaguar ndaj prishjes së koalicionit qeverisës në Komunën e Pejës në mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Partisë Demokratike, duke e quajtur kryetarin e këtij qyteti Gazmend Muhaxherin, despot.
“Sjellja e sotme e kryetarit të Komunës në cilësinë e një despoti me stilin ‘sot po vendosi ta pranoj në koalicion këtë parti e nesër po e largoj një parti vetëm pse nuk e përkrah atë në një çështje’, është tregues i papjekurisë, papërgjeshmërisë dhe fatkeqësisë së lidershipit të komunës së Pejës”, thuhet në reagimin e AAK-së.
Sipas Aleancës, mënyra se si u soll Muhaxheri në mbledhjen e Asamblesë Komunale, nuk i takojnë demokracisë.
“Kërcënimet e tij janë vetëm vazhdim i metodave të tij të njohura prej shantazhi e konspiracioni, të cilat e kanë përcjellë gjatë tërë jetës, e që i ka aplikuar ndaj miqve dhe konkurrentëve politikë. Këta të fundit (konkurrentët politik), nga paranoja Gazi gjithmonë i ka parë si armiq”, thuhet në kumtesë, sipas së cilës “prishja për mos kalimin e rishikimit të buxhetit, është ndoshta kamuflim i pakënaqësive të akumuluara, ngase partneriteti LDK-PDK ka qenë i panatyrshëm”.