Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës në një kumtesë për media se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend, është e keqja më e vogël në krahasim me atë që po provon të bëjë pushteti me maskaradën e votimit për president.
"Edhe deputetët e AAK-së janë pjesë e këtij aksioni dhe ata vlerësojnë se më mirë është të përballen me masat juridike të hedhjes së gazit, se sa të përballen me një vendim që do ta çojë vendin në një situatë krize të përgjithshme e me pasoja shumë më të mëdha".
"Kemi parë që policia e ka arrestuar deputetin Bali Muharremin, por kjo nuk do ta zbrapsë as AAK-në e as Opozitën e Bashkuar, nga kauza e drejtë e saj" thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.