Lajmet e fundit
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka ftuar qytetarët për qetësi dhe reagim dinjitoz qytetar në shprehje të pakënaqësisë me ndalimim e Haradinaj nga autoritetet e Sllovenisë.

"Zyrtarët, anëtarët dhe simpatizantët e AAK-së nuk janë pjesë e asnjëlloj provokimi në raport me prezencën sllovene në Kosovë", thuhet në një njoftim për media të AAK-së
AAK ka ftuar institucionet të veprojnë sa më shpejtë në mënyrë institucionale në raport me Republikën e Sllovenisë.
Ndërsa, ata kanë thënë se shprehja e pakënaqësisë së qytetarëve duhet të jetë në mënyrë paqësore dhe të dinjitetshme.