Fatmi Gashi, kryetari i degës së Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, e ka akuzuar komunën e Pejës dhe kryetarin e saj, Gazmend Muhaxhirin për projektin “Borea”.
Ai ka deklaruar, se asnjë dokument deri tani komuna e Pejës nuk ka bërë publik rreth këtij projekti turistik që kap vlerën e 53 milionë eurove, njofton Klan Kosova.
Sipas tij dhënia e projektit konzerciumit italioano-slloven ‘Leitner AG SPA & FILAV SA’, le për të dyshuar, pasi për kompaninë e dytë nuk dihet kush e drejton dhe ku gjendet sipas tij.
Sipas Gashit për këtë arsye komuna e Pejës nuk ka qenë transparente.
Ai tha se këtë çështje do ta ngris edhe në Kuvendin Komunal dhe sipas tij nëse nuk ndërmerret asgjë, për këtë çështje do të kontaktojë edhe me organet e drejtësisë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
AB
SHKRIMI NGA
A. BA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.