Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës Dega në Pejë, iu ka bërë thirrje qytetarëve që të bashkohen në protestën e 27 gushtit kundër demarkacionit.
"Peja edhe një herë nesër më 27 gusht të dalë masovikisht në protest në ora 12 në qendër të qytetit me qëllim që atyre që marrin vendim Deputetëve tu tregohet se Peja nuk e pranon këtë formë të demarkacionit dhe në këtë qëndrim Peja është unike pa dallime partish (hiq Kryetarin e Komunës)".
"Kjo protestë është edhe një përpjekje që me mjete të lejuara me protesta paqësore t`u tërhiqet vëmendja pushtetarëve se Kosova po dëmtohet dhe se insistimi që në kundërshtim me vullnetin e qytetarëve të imponohet kjo formë e demarkacionit do të jetë e papranueshme dhe tepër e rrezikshme", thuhet në njoftim për media.
Dega në Pejë e partisë që udhëhiqet nga Ramush Haradinaj njëherit iu ka bërë thirrje deputetëve Parlamentit të Kosovës që "ende kanë dilema lidhur me demarkacionin që mos të dëgjojnë asnjë presion por të vijnë edhe ata në Protestë dhe të shohin vetë vullnetin e banorëve të zonave kufitare dhe qytetarëve para se të marrin vendim", transmeton Klan Kosova.