Lajmet e fundit

Bilall Sherifi nga Nisma për Kosovën dhe Ahmet Isufi nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovë kanë ardhur në mbledhjen e Kryesisë që pritet të fillojë në orën 21:00.
Sherifi e Isufi ishin pjesë edhe të mbledhjes së mëhershme të Kryesisë e cila dështoi për shkak se nuk kishte kourum për të shqyrtuar kërkesën e 43 deputetëve për ta shfuqizuar Ligjin për Gjykatën Speciale.
Në mbledhjen e Kryesisë kanë munguar përfaqësuesit e LDK-së, Vetëvendosjes e Listës Serbe, njofton Klan Kosova.