Lajmet e fundit

Në mbledhjen e sotme të Komisionit parlamentar për Stabilizim-Asociim kanë marrë pjesë edhe përfaqësuesit e dy partive opozitare të AAK-së dhe Nismës ndërsa kanë munguar ata të Lëvizjes Vetëvendosje, njofton Klan Kosova.
Kjo mbledhje në të cilën nuk janë lejuar që të marrin pjesë mediat në rend dite ka përcaktimin e agjendës së takimit të parë të Komisionit Parlamentar për Stabilizim Asociim, Kosovë - BE e cila mbahet më 16 dhe 17 maj.,
Në mesin e pjesëmarrësve në këtë takim janë paralajmëruar të jenë edhe Komisioneri për zgjerim i BE-së, Johannes Hahn dhe shefja për politikë të jashtme e BE-së, Federica Mogherini.
Këtë vit, më 1 prill, nisi zbatimi i Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit në mes të Kosovës dhe Bashkimit Evropian, e nënshkruar në 27 tetor 2015 në Strasburg dhe e ratifikuar në Parlamentin kosovar pas pak ditësh, në 2 nëntor.
Programi Kombëtar për zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim Asociimit me Bashkimin Evropian është miratuar në 10 mars 2016 nga Kuvendi i Kosovës.