Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj dhe ai i Nismës për Kosovën, Fatmir Limaj, sot në orën 16:00, do të nënshkruajnë një marrëveshje bashkëpunimi.
Lajmin, për të cilin Klan Kosova ka raportuar të premten e kaluar, e ka konfirmuar AAK-ja me një komunikatë për media.
“Liderët e këtyre dy partive, në selinë e NISMA-s, nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi. Marrëveshja mbetet e hapur për parti të tjera dhe përfaqësues të Shoqërisë Civile e personalitete nga jeta publike”, thuhet në komunikatë.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
L
SHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.