Lajmet e fundit

Pal Lekaj, shef i Grupit Parlamentar të AAK-së, thotë në një intervistë për “Zërin” se janë të gatshëm të organizojnë protesta për të mos lejuar miratimin në Kuvend të Marrëveshjes për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi
Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka protestuar më herët kundër demarkacionit të kufirit me Malin e Zi dhe është e gatshme edhe për organizimin e protestave të reja. Mirëpo, është në dorën e Qeverisë nëse ka gatishmërinë që ta sakrifikojë Kosovën për ta mbrojtur komisionin e tyre, i cili në tryezën e fundit u pa se i ka falsifikuar të dhënat. Kështu ka deklaruar gjatë një interviste për gazetën “Zëri” shefi i deputetëve të AAK-së, Pal Lekaj, duke shtuar se nuk e kanë përkrahur protestën e së enjtes të “Vetëvendosjes” pasi, siç thotë ai, ka qenë e pakoordinuar nga të gjitha partitë e opozitës dhe shoqërisë civile.
Nuk ishte momenti
Zëri: Pse nuk i jeni bashkëngjitur sot Lëvizjes “Vetëvendosje” në protestën për demarkacion?
Lekaj: Konsiderojmë se tani për tani nuk është momenti të organizohen protesta, sidomos jo pa u koordinuar nga të gjitha partitë e opozitës, njerëzve të shoqërisë civile dhe intelektualë të tjerë...(Intervistën e plotë mund ta lexoni në numrin e sotëm të gazetës Zëri ose versionin online me parapagim online.zeri.info ))