Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës është shprehur jashtëzakonisht e shqetësuar me nivelin e papërgjegjësisë institucionale të Kosovës në luftimin e drogave në vend.
Sipas AAK-së, Qeveria e Kosovës po dështon si mos më keq në parandalimin dhe largimin e kësaj të keqe nga qytetarët e Kosovës, edhe për shkak të korrupsionit të lartë.
"Raporti i djeshëm i Departamentit Amerikan të Shtetit ka dhënë alarmin për nivelin e kalimin e drogës nëpër Kosovë, madje edhe pranimin e zyrtarëve kosovarë" thuhet në reagimin e AAK-së
“Është e vështirë të vlerësohet deri në çfarë mase ndikon korrupsioni në trafikimin e drogës në Kosovë. Ligjet e ndalojnë korrupsionin e ndërlidhur me drogat, por supozimet këmbëngulin se drogat kalojnë përgjatë kufijve të Kosovës, ndonjëherë me pranimin e zyrtarëve”, thuhet ndër të tjera në raportin vjetor të DASH sa i përket Kosovës.
AAK thotë mes tjerash se Kosova, edhe njëherë, është vlerësuar se mbetet një vend transit për kontabandimin e drogave drejt tregjeve jera evropiane.
Institucionet e Kosovës kanë konfiskuar më pak drogë gjatë vitit 2015 sesa gjatë vitit 2014, kur realisht nuk kishte as Qeveri të zgjedhur.
Kjo parti duke cituar raportin amerikan, thekson se autoritetet gjatë vitit 2015 kanë konfiskuar 146 kg marihuanë dhe 37 gramë kokacinë, ndërsa në vitin 2014 kanë konfiskuar 627 kg marihuanë dhe 21 kg kokainë, transmeton Klan Kosova.