Lajmet e fundit

Në kuadër të fushatës zgjedhore kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka mbajtur tubime në Klinë e Istog.
Në këto dy qytete Haradinaj kërkoi votën edhe për një mandat për Zenun Elezajn e Bekë Berishën.
Aty ish kryeministri foli për projektet që janë kryer e që pritet të kryhen nëse qytetarët kandidatëve nga partia e tij ia besojnë një 4 vjeçar.