04.05.2020 · përditësuar para 2281 dite1 min lexim
Përfaqësues të partisë nga Aleanca Kosova e Re dhe Nisma Socialdemokrate kanë zhvilluar një takim pune në selinë qendrore të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Prishtinë.
Ky takim është zhvilluar ndërmjet Avdullah Hotit (LDK), Besnik Tahirit (AAK) dhe Endrit Shalës (Nisma), njofton Klan Kosova.
“Takimi shkoi shumë mirë ishte një takim pune ku diskutuam për planifikimin programor. Nuk ka diçka të jashtëzakonshme është vetëm një takim pune”.
“Lënda është në Kushtetuese dhe kushdo prej aktorëve politikë që kërcënon, apo mundohet të ndërhyjë në punët e Gjykatës Kushtetuese e ka gabim dhe bie ndesh me krejt arritjet që i ka bërë ky vend”.
klankosova.tv
●●●
Shpërndaje këtë artikull
H
SHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.