Lajmet e fundit

Deputetja e AAK-së, Albena Reshitaj, ka deklaruar se partia e saj është kundër masave të reja antiCovid që pritet të merren nga Qeveria.
Në një konferencë për media ajo deklaroi se anëtarët e AAK-së nuk do të votojnë për mbylljen totale të vendit në këtë situatë pandemike dhe se u ka shkruar letër edhe partnerëve qeveritarë që të mos nxitojnë me mbylljen e vendit.
Reshitaj po ashtu i bëri thirrje deputetëve që të votojnë projektligjin e rimëkëmbjes, pavarësisht ndasive politike, duke besuar se janë votat e mjaftueshme në seance për ta kaluar projektligjin ashtu siç kaloi në lexim të parë.