Lajmet e fundit

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës pas vendimit për Ramush Haradinaj ka thirrur protestë gjithëpopullore.
Protesta që vjen si reagim i shtyrjes së seancës për kreun e AAK-së, dhe ish-kryeministrin kosovar është caktuar ditën e shtunë në ora 13:00 në Sheshin “Skenderbeu”.
Gjykata e Colmarit në Francë ka marrë vendim që seanca ndaj ish-kryeministrit kosovar, Ramush Haradinaj të shtyhet për datën 6 prill.
Haradinaj është ndaluar nga autoritetet franceze më 4 janar, bazuar në një fletë-arrest të lëshuar nga Serbia.
Ish-kryeministri i Kosovës dhe komandanti i Zonës së Dukagjinit, akuzohet nga Serbia për krime lufte, që nisur nga këto akuza, Prokuroria Speciale e Serbisë, pati paraqitur dhe kërkesën për ekstradimin e Haradinajt në Serbi.