Lajmet e fundit

Kryesia e AAK-së pas një mbledhje të jashtëzakonshme ka shprehur vendosmërinë e anëtarësisë që e përfaqësojnë për vazhdimin e kundërshtimit të qeverisë aktuale dhe të marrëveshjeve kundërkushtetuese.
“AAK, është tejet e interesuar që të vazhdojë kundërshtimin e përbashkët opozitar, duke përfshirë edhe protestat e përbashkëta. Por nëse nuk do të ketë një dakordim me partnerët opozitarë për mënyrën formën dhe kohën e kundërshtimit të përbashkët, AAK shumë shpejt do të thërrasë e vetme protesta gjithpopullore” thuhet në një njoftim për media të dërguar nga AAK, transmeton Klan Kosova.
Sipas tyre, kundërshtimi i kësaj keqqeverisjeje, është një çështje jetike për vendin, dha ajo nuk do të ndalet.